Vazhdojnë protestat kundër kushteve të jetesës në Evropë/Protesta në Spanjë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132372-vazhdojnë_protestat_kundër_kushteve_të_jetesës_në_evropë_protesta_në_spanjë
Mijëra njerëz në Spanjë dolën në rrugë për të protestuar kundër përkeqësimit të kushteve të jetesës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 25, 2022 05:39 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat kundër kushteve të jetesës në Evropë/Protesta në Spanjë

Mijëra njerëz në Spanjë dolën në rrugë për të protestuar kundër përkeqësimit të kushteve të jetesës.

Spanja po lufton me inflacionin në rritje si rezultat i pandemisë së koronavirusit dhe luftës në Ukrainë. Norma e inflacionit në këtë vend që prej muajit qershor ka qenë dyshifrore dhe arriti në 10.4% në muajin gusht. Kjo është norma më e lartë që nga mesi i viteve 1980. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, në të njëjtën kohë që në vendet evropiane kushtet e jetesës vazhdojnë të përkeqësohen, të shtunën mijëra njerëz protestuan kundër këtyre kushteve në Madrid, kryeqytetin e Spanjës. Protestuesit u mblodhën para Parlamentit spanjoll dhe brohoritën parulla që bënin thirrje për një jetë dinjitoze, rritje të pagave të pensionistëve dhe përmirësim të kushteve të punës. Në demonstratën e djeshme në Madrid, mijëra punëtorë spanjollë nga qytete të ndryshme erdhën në kryeqytetin e këtij vendi me ftesë të sindikatës së pavarur të punëtorëve. Pas këtyre protestave, qeveria spanjolle njoftoi se në ditët në vijim do të nisë negociatat me punonjësit për rritjen e pagave. Për të përballuar inflacionin në këtë vend, qeveria spanjolle kohët e fundit ka vënë në rendin e ditës një ligj të ri tatimor për pronat e mëdha.