Fillon takimi i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132440-fillon_takimi_i_përgjithshëm_i_agjencisë_ndërkombëtare_të_energjisë_atomike
Në Vjenë të Austrisë sot filloi mbledhja e përgjithshme vjetore e 66-të e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendeve anëtare të kësaj organizate duke përfshirë edhe Iranin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 26, 2022 13:50 Europe/Tirane
  • Fillon takimi i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Në Vjenë të Austrisë sot filloi mbledhja e përgjithshme vjetore e 66-të e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendeve anëtare të kësaj organizate duke përfshirë edhe Iranin.

Në mbledhjen e përgjithshme vjetore të 66-të të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, e cila filloi sot, e hënë më 26 shtator dhe do të vazhdojë deri të premten, më 30 shtator, do të marrin pjesë në mënyrë të pranishme përfaqësues, ambasadorë dhe zyrtarë të lartë të 175 vendeve anëtare të ANEA dhe disa anëtarët do të marrin pjesë virtualisht.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Muhamed Eslami, kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, po qëndron në Vjenë për të marrë pjesë dhe për të mbajtur një fjalim në takimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit gjatë këtyre ditëve do të takohet dhe do të bisedojë me Rafael Grossi, drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Kontributi në fondin e bashkëpunimit teknik për vitin 2023; Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe pandemia e virusit Korona; sigurimi dhe siguria bërthamore; forcimi i aktiviteteve të bashkëpunimit teknik të agjencisë; forcimi i aktiviteteve të ANEA në lidhje me shkencën, teknologjinë dhe aplikimet bërthamore dhe aplikimi i masave mbrojtëse të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në rajonin e Azisë Perëndimore janë temat e rëndësishme të këtij takimi pesë-ditor.

Takimi aktual do të mbahet dy javë pas takimit tremujor të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, gjatë të cilit u diskutua për programin paqësor bërthamor të Iranit.