Turqia: Nuk i njohim rezultatet e referendumit në Ukrainë
(last modified Mon, 26 Sep 2022 17:28:51 GMT )
Shtator 26, 2022 19:28 Europe/Tirane
  • Turqia: Nuk i njohim rezultatet e referendumit në Ukrainë

Turqia thotë se nuk i njeh rezultatet e referendumit që po mbahet në republikat e vetëshpallura në Donbas, Kherson dhe Zaporizhia për t'iu bashkuar Rusisë.

Banorët e republikave Donetskut dhe Luhanskut, si dhe rajonet jugore Kherson dhe Zaporizhia në rajonin e Donbasit, kanë planifikuar të hedhin votat e tyre në referendumin për bashkimin me Rusinë brenda pesë ditëve, nga 23 deri më 27 shtator. Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu duke ju drejtuar gazetarëve sot (e hënë) në Tokio, tha: "Ne i kemi thënë dhe vazhdojmë t'i themi Rusisë se nuk e njohim aneksimin e Krimesë nga Rusia. Ne gjithashtu nuk i njohim rezultatet e referendumit që po zhvillohet në territorin e Ukrainës dhe tashmë kemi shprehur shqetësimin dhe qëndrimin tonë në këtë drejtim". Sipas një sondazhi të fundit në republikat Donetsk dhe Luhansk, është zbuluar se shumica e banorëve të këtyre republikave duan t'i bashkohen Rusisë.

 

Tags