Evropa është e shqetësuar për krizën e karburanteve në dimër
Kriza e karburantit në Evropë po lajmëron një Evropë të ftohtë dhe të errët këtë dimër.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, dimri po vjen dhe Evropa është në panik. Ky dimër është i ndryshëm nga të gjithë dimrat e tjerë në kontinentin evropian, sepse Evropa do të përjetojë një krize të paprecedentë të lëndëve djegëse në vendet anembanë kontinentit. Çmimi i gazit natyror në Evropë tani është tetë herë më i lartë se çmimi mesatar në dhjetë vitet e fundit, kështu që vendet kanë zhvilluar politika për të reduktuar ndikimin e çmimit gjithnjë në rritje të lëndëve djegëse.
Evropa ka vite që është e varur nga energjia ruse. Në fakt, pikërisht kjo varësi ka bërë që lufta në Ukrainë të kthehet në një krizë globale të lëndëve djegëse dhe energjisë. Qeveritë tani po përpiqen të gjejnë burime të reja. Gjithashtu, çmimet e larta të energjisë kanë bërë që bizneset të përdorin më pak lëndë djegëse. Prandaj, perspektiva për disa biznese duket e zymtë.
Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj vendosën sanksione të gjera ndaj Rusisë dhe kërkuan një reduktim të varësisë së shteteve evropiane nga gazi i Rusisë. Sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj kundër Rusisë janë në kohën kur Perëndimi pavarësisht këtyre masave, ende ka frikë se intensifikimi i sanksioneve kundër Rusisë do të krijojë një kaos më të madh në sektorët ekonomikë, veçanërisht në sektorin e naftës dhe gazit dhe do të përkeqësojë më shumë kushtet ekonomike të Evropës dhe tregjet globale të energjisë.. Sanksionet e ndryshme të vendosura kundër Rusisë deri më tani kanë shkaktuar shumë sfida për ekonominë evropiane.