Paralajmërimi i Lavrov për humbjen e pavarësisë strategjike të Evropës
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Bashkimi Evropian ka humbur pavarësinë e tij dhe ka pësuar humbje të mëdha nga ajo që wshtw tërhequr nga Amerika.
Lavrov tha: Duke ndjekur një rrugë të pamatur për të eliminuar Rusinë, anglo-saksonët janw futur në rrugwn e pakushtëzuar të të gjithë grupit të vendeve perëndimore, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, i cili sot ka humbur rrugën strategjike të pavarësisë. Ministri i Jashtëm rus vazhdoi duke thënë se "asnjë nga vendet fqinje të pavarura nuk është imun nga ndërhyrjet e Perëndimit nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara" dhe shtoi: Kjo shihet qartë në veprimet e pacipa të Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian në Azinë Qendrore dhe Kaukazin e Jugut. Kritikat e mprehta të ministrit të Jashtëm rus për qasjen e evropianëve, pra ndjekja e Uashingtonit dhe humbja e pavarësisë së tyre strategjike, gjen kuptim duke marrë parasysh përpjekjen e gjerë amerikane për të ringjallur bashkwrenditjen e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara gjatë presidencës së Joe Biden. Pasi Joe Biden mori detyrën, ai filloi një përpjekje të gjithanshme për të ringjallur aleancën transatlantike që u dëmtua rëndë gjatë presidencës së Donald Trump dhe këto përpjekje janë dyfishuar pas shpërthimit të luftës në Ukrainë në fund të shkurtit 2022. Duke përdorur fenomenin e Rusofobisë, Biden mundi të twrhiqte pas vetes liderët e vendeve evropiane për të krijuar një front të bashkuar kundër Rusisë. Sigurisht që ka përjashtime si “Viktor Orban”, kryeministri i Hungarisë, i cili kundërshton embargon ndaj Rusisë, veçanërisht embargon energjetike dhe i konsideron evropianët si viktima të kësaj politike. Vendet evropiane filluan një fushatë gjithëpërfshirëse sanksionesh kundër Rusisë brenda kuadrit të bllokut perëndimor të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Këto vende kanë vendosur disa paketa sanksionesh kundër Rusisë, e cila, së bashku me krizën në Ukrainë, ka përshpejtuar inflacionin në të gjithë Evropën, duke ndërprerë zinxhirin e furnizimit dhe duke rritur çmimet e energjisë në botë. Në fazat e mëvonshme, sanksionet evropiane rritwn përpjekjet për të sanksionuar energjinë e Rusisë. Sanksionimi i sektorit energjetik të Rusisë me ndalimin e blerjes së naftës nga deti dhe uljen e blerjes së gazit nga ky vend u propozua dhe u zbatua për herë të parë nga autoritetet evropiane dhe me udhëzimin dhe dëshirën e Shteteve të Bashkuara. Duke iu bindur verbërisht Uashingtonit pa llogaritur siç duhet pasojat e embargos së naftës dhe gazit të Rusisë në paketat e tyre të sanksioneve, këto vende morën masa në këtë fushë por ato u përballën me një kundërreagim nga Moska dhe kjo çoi në një reduktim dhe përfundimisht ndërprerje të eksporteve të naftës dhe gazit në Evropë. Ekspertët ekonomikë besojnë se efektet dhe pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë në vendet perëndimore do të jenë afatgjata dhe do të vazhdojnë për më shumë se 20 vjet. Situata aktuale në Evropë është në fakt rezultat i lidhjes së këtyre vendeve me politikat e Amerikës në mbështetjen e Ukrainës në luftën me Rusinë. Qytetarët evropianë po paguajnë çmimin e kësaj aleance me një rënie të mprehtë të mirëqenies, si dhe me inflacion të rëndë dhe kriza ekonomike e sociale. Për shkak të mungesës së burimeve energjetike, veçanërisht të gazit, çmimi i të gjitha produkteve që lidhen me gazin, përfshirë edhe atë të energjisë elektrike, është rritur ndjeshëm dhe shumë qytetarë të këtyre vendeve nuk janë më në gjendje të paguajnë faturat e gazit dhe energjisë elektrike. Ata po përballen me uljen e shërbimeve sociale, krizën energjetike, rritjen e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve dhe inflacionin e paprecedentë dhe një perspektivë e pafavorshme qw i pret në dimrin e vitit 2022. Autoritetet ruse theksojnë se për shkak të reduktimit të rezervave të gazit në Evropë, çmimi i çdo mijë metër kub gaz do të rritet në 5000 euro, që do të jetë si një tërmet për ekonominë e vendeve evropiane.