Rritja e protestave në Evropë për shkak të problemeve ekonomike
Njerëzit në një sërë vendesh evropiane protestuan kundër krizës ekonomike, rritjes së kostove të energjisë dhe rritjes së çmimit të mallrave.
Sipas kanalit televiziv Rusia Today, populli gjerman demonstroi në një numër qytetesh të vendit, përfshirë Berlinin, në shenjë proteste kundër politikave të qeverisë, rritjes së çmimeve të energjisë dhe kundërshtimit të dërgimit të armëve në Ukrainë. Qyteti i Vjenës, kryeqyteti i Austrisë, gjithashtu ishte skenë e protestave kundër çmimeve të larta të mallrave dhe demonstruesit kërkojnë anulimin e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë. Edhe qytetarët e Holandës protestuan kundër politikave të qeverisë dhe rritjes së çmimit të faturave. Nga ana tjetër, qytetet britanike dje ishin skenë e një greve të gjerë të punonjësve të hekurudhave, e cila u konsiderua si greva më e madhe në dekadat e fundit. Sindikatat në Mbretërinë e Bashkuar kishin bërë thirrje për këtë grevë për të përmirësuar pagat dhe sigurinë e punës. Sanksionet perëndimore ndaj Moskës për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë kanë shkaktuar një krizë energjetike në vendet evropiane dhe shumë industri në këto vende janë përballur me rrezikun e falimentimit për shkak të pamundësisë për të paguar kostot e larta të energjisë.