Protestuesit në Paris i bëjnë thirrje Francës të largohet nga NATO
(last modified Mon, 10 Oct 2022 18:45:57 GMT )
Tetor 10, 2022 20:45 Europe/Tirane
  • Protestuesit në Paris i bëjnë thirrje Francës të largohet nga NATO

Mijëra protestues janë mbledhur në Paris për të bërë thirrje për t'i dhënë fund anëtarësimit të Francës në NATO-n e udhëhequr nga SHBA, duke brohoritur: "Të dalim nga NATO".

Demonstruesit protestuan edhe kundër kostove të larta të jetesës. Ata kërkuan që presidenti Emmanuel Macron të japë dorëheqjen, duke i bërë thirrje qeverisë së tij të ndalojë furnizimin me armë për Ukrainën. Të mërkurën, udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen deklaroi se nëse fitonte presidencën, ajo do të largohej sërish nga Aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA. Që kur filloi kriza ukrainase, duke shkaktuar një krizë të rëndë energjetike në të gjithë Evropën, ndjenjat anti-NATO janë rritur në mesin e evropianëve. Në Francë, pompat e benzinës janë zbrazur ndërsa greva e punëtorëve vazhdon në rafineritë e kompanive të mëdha franceze të naftës. Greva e organizuar nga sindikata e majtë CGT e Francës në rafineritë e ExxonMobil dhe TotalEnergies fillimisht ishte menduar të zgjaste tre ditë, por tani ka hyrë në ditën e saj të 13-të. "Greva po vazhdon kudo," tha një përfaqësues i CGT, duke shtuar se nuk kishte asnjë kontakt nga TotalEnergies që nga thirrja e së shtunës nga sindikata për bosët e kompanisë për të filluar negociatat për pagat. “Qeveria po bën të pamundurën për ta rikthyer situatën në normalitet, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha në një deklaratë ministrja e Energjisë Agnès Pannier-Runacher. Punëtorët që kanë organizuar një grevë po kërkojnë një rritje pagash në një sfond të krizës së kostos së jetesës dhe fitimeve në rritje në industrinë e energjisë. Në tremujorin e dytë të vitit 2022, TotalEnergies regjistroi një fitim prej 5.7 miliardë dollarësh krahasuar me 2.2 milionë dollarë gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2021.

 

Tags