G7 paralajmëron Rusinë për përdorimin e armëve bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i133204-g7_paralajmëron_rusinë_për_përdorimin_e_armëve_bërthamore
Shtetet anëtare të G7 në një deklaratë drejtuar Rusisë njoftuan se përdorimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja të rënda për Moskën.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 12, 2022 08:14 Europe/Tirane
  • G7 paralajmëron Rusinë për përdorimin e armëve bërthamore

Shtetet anëtare të G7 në një deklaratë drejtuar Rusisë njoftuan se përdorimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja të rënda për Moskën.

Presidenti rus Vladimir Putin më parë gjatë një fjalimi televiziv kishte thënë se do të përdorte çdo armë nëse është e nevojshme për të mbrojtur integritetin territorial të vendit të tij. Sipas IRNA, sipas deklaratës së publikuar nga zyra e shtypit e kabinetit gjerman, krerët e vendeve të Grupit G7, duke përfshirë Britaninë, Gjermaninë, Italinë, Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Japoninë, paralajmëruan se përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë do të kishin pasoja të rënda. Në këtë deklaratë thuhet se nëse Rusia përdor armë bërthamore, do të përballet me veprime të ashpra nga këto vende. Të martën është mbajtur takimi online i vendeve anëtare të G7 dhe në këtë takim janë diskutuar dhe shkëmbyer fusha të ndryshme të sigurisë, përfshirë edhe luftën në Ukrainë. Gjithashtu, David Petraeus, ish-drejtori i CIA-s amerikane, në një intervistë për CNN paralajmëroi: Nëse presidenti rus Vladimir Putin përdor armë bërthamore në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të shkatërrojnë forcat dhe pajisjet ruse në Ukrainë.- dhe gjithashtu Flotat e Detit të Zi.