Mbështetja e trazirave në Iran, prioritet i Uashingtonit ndaj Teheranit
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit ka deklaruar se qeveria amerikane në vend të marrëveshjes bërthamore, është fokusuar në mbështetje ndaj trazirave në Iran!
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, të mërkurën deklaroi: "Marrëveshja bërthamore e Iranit nuk është në fokus të SHBA-së për momentin".
Në kohën kur Amerika ishte pala që duke dal nga marrëveshja bërthamore dhe shkelur zotimet e veta, krijoi situatën aktuale rreth kësaj marrëveshje dhe deri më tani nuk ka pranuar të pranojë zotimet e për të çuar në rezultat negociatat në lidhje me këtë çështje, zëdhënësi i DASH pretendoi: "Iranianët kanë përcaktuar se kjo nuk është një marrëveshje për të cilën ata ishin të gatshëm. Marrëveshje me siguri se nuk është afër për të ndodhur".
Ai pohoi se aktualisht përqendrimi i qeverisë së Amerikës është mbështetja ndaj trazirave në Iran dhe pretendoi: "Aktualisht përqendrimi i Uashingtonit është "mbi trimërinë dhe guximin" e konsiderueshëm që po tregon populli iranian nëpërmjet protestave të tij paqësore duke ushtruar të drejtën e tij botërore për lirinë e tubimeve dhe lirinë e shprehjes. Përqendrimi ynë aktual është të tërheqim vëmendjet ndaj veprimit që bëjnë qytetarët iranianë dhe mbështetja e tyre bëhet në mënyra që ne mundemi ta bëjmë!".