Putin: Turqia është rruga më e besueshme për gazin në BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i133294-putin_turqia_është_rruga_më_e_besueshme_për_gazin_në_be
Presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit me presidentin Rexhep Tajip Erdogan këtë të enjte u shpreh se Turqia është rruga më e besueshme për transportimin e gazit në vendet evropiane.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 13, 2022 19:16 Europe/Tirane
  • Putin: Turqia është rruga më e besueshme për gazin në BE

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit me presidentin Rexhep Tajip Erdogan këtë të enjte u shpreh se Turqia është rruga më e besueshme për transportimin e gazit në vendet evropiane.

“Sa i përket energjive të tjera hidrokarbure, përfshirë gazin, dërgesat tona janë në vëllim të plotë në përputhje me kërkesat tuaja. Ne kryejmë gjithashtu tranzit përmes Turqisë në vendet evropiane. Turqia doli të ishte rruga më e besueshme për furnizimin me gaz në Evropë sot”, deklaroi Putin në samitin e  Konferencës për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi në Astana, Kazakistan. Në të njëjtin takim dypalësh, Erdogan i tha presidenti rus se Turqia mund të ndihmojë në transportin e grurit dhe plehrave kimike ruse në vendet më pak të zhvilluara. “Ne mund të punojmë së bashku për të krijuar listën e këtyre vendeve, sepse më shumë se vendet e zhvilluara, ne duhet të kujdesemi për vendet më të varfra. Ndërsa hapat që ndërmarrin Turqia dhe Rusia për këtë mund të shqetësojnë disa qarqe, kjo do t’i bëjë të lumtur vendet më pak të zhvilluara”, tha Erdogan.