Macron: Nuk duam një luftë botërore
Në përgjigje të zhvillimeve të fundit në luftën në Ukrainë dhe shqetësimeve për shfaqjen e një konflikti bërthamor, Presidenti i Francës deklaroi se Parisi nuk dëshiron një luftë botërore.
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi sot se Franca do t’i dorëzojë Ukrainës sistemet e radarëve dhe të mbrojtjes ajrore në javët e ardhshme, në një përpjekje për të ndihmuar Kievin të reagojë kundër sulmeve me dronë dhe raketa ruse. Duke folur në një intervistë në televizionin France 2, Macron nuk zbuloi se çfarë lloj raketash kundërajrore ose sa do të dorëzoheshin. Vendimi i Macron pason valën e sulmeve në qytetet ukrainase këtë javë dhe Kievit që kërkon nga partnerët e tij të ofrojnë më shumë furnizime, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore, diçka që Parisi nuk ka qenë i gatshëm ta bëjë deri më tani. Një burim i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters tha se Parisi do të sigurojë raketa anti-ajrore me rreze të shkurtër veprimi Crotale, të cilat përdoren për të kapur raketa dhe avionë në fluturim të ulët. Më herët, lideri francez shkroi në Twitter se “ne nuk duam një luftë botërore”.