Zakharova lidhur me kryeministren britanike: Lërini të qetë
(last modified Fri, 14 Oct 2022 17:53:23 GMT )
Tetor 14, 2022 19:53 Europe/Tirane
  • Zakharova lidhur me kryeministren britanike: Lërini të qetë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse në vlerësimin e lajmit se Partia Konservatore Britanike po përpiqet të largojë Liz Truss nga posti i kryeministrit, u tall lidhur me kryeministren britanike.

Sipas faqes së internetit Rusia Today, Maria Zakharova në faqen e saj në Telegram për Partinë Konservatore Britanike shkroi: "Lëreni të qetë". Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ka shkruar se sipas lajmeve të gazetës Times, pleqtë e Partisë Konservatore po kërkojnë të largojnë Liz Truss nga posti i kryeministres. Kjo gazetë shkruante se 20 deri në 30 ish-ministra dhe anëtarë efektivë të Dhomës së Komunave kanë kërkuar shkarkimin e saj dhe madje kanë nisur konsultimet në këtë drejtim. "Lëreni të qetë," vazhdoi Zakharova. Ministri i Thesarit të Britanisë Kwasi Kwarteng u shkarkua të premten, tre javë pasi paraqiti një plan të diskutueshëm ekonomik që e çoi paundin në një rënie të pashoq në histori.

Tags