Legjenda e klubit Manchester United deklaron mbështetje për popullin e Palestinës
(last modified Sun, 16 Oct 2022 14:28:45 GMT )
Tetor 16, 2022 16:28 Europe/Tirane
  • Legjenda e klubit Manchester United deklaron mbështetje për popullin e Palestinës

Eric Cantona, legjenda e klubit Mançester Uunited ka hedhur një hap të ri për të mbështetur popullin palestinez dhe është shfaqur me një fanellë me flamurin e Palestinës.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars të dielën, Eric Cantona mbështeti çështjen palestineze duke veshur një fanellë në lidhje me refugjatët palestinezë dhe i mbështeti palestinezët kundër pushtimit sionist.
Legjenda e futbollit botëror dhe klubit Manchester United njoftoi duke publikuar foton e fanellës së tij me flamurin palestinez se do ta nxjerrë në ankand këtë fanellë dhe të ardhurat do t'i shpenzojë për refugjatët palestinezë.
Vitin e kaluar, Cantona, së bashku me gruan e tij algjeriane, iu bashkuan fushatës për të mbështetur palestinezët kundër pushtimit sionist dhe uruan paqe për palestinezët.
Ndërkohë, federata izraelite e futbollit po përpiqej të sillte kombëtaren e Uruguait me të gjithë yjet e saj në territoret e pushtuara dhe të luante një lojë miqësore me këtë ekip të madh të Amerikës së Jugut.
Megjithatë, Federata Uruguaiane e Futbollit refuzoi të shkonte në territoret e pushtuara para Kupës së Botës 2022 dhe të zhvillonte një ndeshje miqësore me sionistët për shkak të krimeve të regjimit pushtues sionist kundër popullit palestinez.