Demonstrata masive në Francë kundër çmimeve të larta dhe inflacionit
Të dielën pasdite, populli i Francës nisi demonstratat masive në shenjë proteste kundër çmimeve të larta.
Mijëra francezë demonstruan të dielën pasdite për të protestuar kundër çmimeve të larta dhe inflacionit. Kjo demonstratë nisi në kohën kur Franca është dëshmitare e grevave të punonjësve të disa prej reaktorëve bërthamorë të kompanisë franceze ADF. Sindikatat e punonjësve të centraleve bërthamore të lidhura me kompaninë franceze të energjisë, të cilët po marrin pjesë në grevat në këtë vend, kërcënuan se greva e tyre do të zgjerohet. Greva e punonjësve të centraleve bërthamore të lidhura me kompaninë franceze të energjisë elektrike mund të ngadalësojë aktivitetin e centraleve bërthamore që aktualisht po përdoren për prodhimin e energjisë elektrike. Vazhdimi i grevës në rafineritë franceze dhe mungesa e madhe e karburantit në këtë vend kanë paralizuar Francën dhe kanë shkaktuar rritje të vjedhjeve të karburanteve në këtë vend. Radhët e gjata të makinave vijojnë në Paris, kryeqytetin e Francës dhe qytete të tjera të këtij vendi për shkak të grevës së vazhdueshme të punëtorëve në rafineritë franceze.