Kompania franceze “Lafarge” pranoi akuzën se ka ndihmuar ISIS
(last modified Wed, 19 Oct 2022 14:53:48 GMT )
Tetor 19, 2022 16:53 Europe/Tirane
  • Kompania franceze “Lafarge” pranoi akuzën se ka ndihmuar ISIS

Kompania franceze e çimentos “Lafarge” pranoi sot në një deklaratë akuzën se ka ndihmuar grupin terrorist ISIS.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatoly, Departamenti Amerikan i Thesarit dje (e martë) duke lëshuar një deklaratë, njoftoi se kompania franceze “Lafarge” është gjobitur me 778 milionë dollarë për mbështetjen e terroristëve të ISIS-it në Siri!
Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së, kjo kompani çimentoje ka ofruar mbështetje financiare për grupin terrorist ISIS nga gushti 2013 deri në tetor 2014.
Lafarge dhe filiali i saj, Lafarge Syria, pranuan përgjegjësinë për veprimet individuale të drejtorëve, thuhet në deklaratën e kompanisë. "Këto veprime shkelin ligjet penale të Lafarge. Ne kemi punuar ngushtë me Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara për të zgjidhur këtë çështje",- përfundoi deklarata.

Gjesti demagogjik i vendosjes së gjobës amerikane ndaj kësaj kompanie franceze vjen në kohën kur ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016 me Hillary Clinton, akuzoi zyrtarisht administratën e Barack Obamës për krijimin e grupit terrorist ISIS për për nxitjen e luftës në rajoni i Azisë Perëndimore.

Tags