Putin shpall gjendje lufte në katër rajonet e aneksuara
https://parstoday.ir/sq/news/world-i133602-putin_shpall_gjendje_lufte_në_katër_rajonet_e_aneksuara
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se ka shpallur gjendje lufte në rajonet e Donetskut, Luhanskut, Khersonit dhe Zaporizhias, duke u dhënë fuqi shtesë krerëve të rajoneve të Rusisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 19, 2022 17:21 Europe/Tirane
  • Putin shpall gjendje lufte në katër rajonet e aneksuara

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se ka shpallur gjendje lufte në rajonet e Donetskut, Luhanskut, Khersonit dhe Zaporizhias, duke u dhënë fuqi shtesë krerëve të rajoneve të Rusisë.

“Kam nënshkruar dekretin për shpalljen e gjendjes së luftës në këto katër subjekte të Federatës Ruse”, tha Putin gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, që u transmetua drejtpërdrejt. Kremlini më pas publikoi dekretin ku thuhet se gjendja e luftës do të hyjë në fuqi mëngjesin e 20 tetorit. Putin nuk tregoi se çfarë hapash konkretë do të ndërmerren pas shpalljes së gjendjes së luftës. Dekreti i tij u jep agjencive të zbatimit të ligjit tri ditë afat për të paraqitur propozime specifike. “Ne po punojmë që të zgjidhim çështjet e vështira që të mbrojmë sigurinë e Rusisë dhe të garantojmë të ardhme të sigurt, të mbrojmë njerëzit tanë”, tha Putin. “Ata që janë në vijat e luftës ose janë duke u trajnuar për luftë në qendrat trajnuese, duhet ta ndjejnë mbështetjen tonë dhe duhet të dinë se kanë pas vetes shtetin dhe popullatën”, shtoi ai. Dhoma e Lartë e Parlamentit rus pritet të mblidhet shpejt për të miratuar vendimin e Putinit për shpalljen e gjendjes së luftës. Pritet që kjo masë të përfshijë kufizimin e udhëtimeve dhe tubimeve publike, por edhe dhënien e fuqive më të mëdha për autoritetet e zbatimit të ligjit.