Tetor 22, 2022 19:54 Europe/Tirane
  • Johnson pritet të garojë për kryeministër

Ish-kryeministri Boris Johson, u kthye në Britaninë e Madhe mëngjesin e së shtunës, teksa pritet që ai do të bëjë përpjekje që të kthehet në postin e kryeministrit.

Johnson dha dorëheqje nga posti i kryeministrit tre muaj më parë, pas një sërë skandalesh etike. Ai u kthye më 22 tetor në Londër, duke ndërprerë pushimet në Republikën Domenikane, disa ditë pas dorëheqjes së pasardhëses së tij, Liz Truss. Zyrtarisht, Johnson nuk ka thënë se do të garojë për postin e kryeministrit, por disa aleatët të tij partiakë kanë bërë thirrje që ai të kthehet në këtë pozitë. Politikanët që duan t’i hyjnë garës për kryeministër të Britanisë, duhet të fitojnë mbështetjen e 100 bashkëpartiakëve në Partinë Konservatore, deri të hënën në orën 14:00. Ndërkohë Rishi Sunak u rikthye në skenë dhe mbështetësit e ish kancelarit pretendojnë se ai ka përkrahjen e 100 ligjvënësve konservatore, e mjaftueshme kjo për t`i hyrë garës, edhe pse vet ish ministri i Financave nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht pjesëmarrjen.

 

Tags