Protesta të gjera në Britani në mbështetje të rianëtarësimit në BE
Londra, kryeqyteti i Anglisë, ditën e shtunë ishte arenë e protestave të mijëra qytetarëve në mbështetje të rianëtarësimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se pjesëmarrësit në këtë protestë, kanë deklaruar se dalja e Britanisë nga BE ishte kulmi i disfatës dhe dështimit. Qytetarët e Britanisë gjithashtu e kanë përshkruar ekonominë e kapluar nga kriza në këtë vend si rezultat të zbatimit të planit Brexit dhe kanë theksuar se largimi nga Bashkimi Evropian ka dëmtuar rëndë ekonominë dhe shoqërinë e Britanisë.
Protestuesit gjatë kësaj protesta kanë shprehur shqetësim se vendi i tyre për shkak të krizave të një pas njëshme, mund të përballet me ndarje territoriale dhe të shembët tërësisht.
Kjo është kohën kur Rishi Sonak, ish-ministri i financave dhe rivali i Liz Truss për postin e kryeministrit të Britanisë, në një postim në Twitter, zyrtarisht ka deklaruar se do të marrë pjesë si kandidatë në garën elektorale për të zëvendësuar Liz Truss në postin e liderit të Partisë Konservatore dhe në postin e kryeministrit të Britanisë.
Rishi Sonak pas Peny Mourdant, kryetarit të Parlamentit Popullor të Britanisë, është kandidati i dytë që deklaron kandidaturën e tij në këtë fushatë elektorale.