Protesta të gjera në Britani në mbështetje të rianëtarësimit në BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i133800-protesta_të_gjera_në_britani_në_mbështetje_të_rianëtarësimit_në_be
Londra, kryeqyteti i Anglisë, ditën e shtunë ishte arenë e protestave të mijëra qytetarëve në mbështetje të rianëtarësimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 23, 2022 16:35 Europe/Tirane
  • Protesta të gjera në Britani në mbështetje të rianëtarësimit në BE

Londra, kryeqyteti i Anglisë, ditën e shtunë ishte arenë e protestave të mijëra qytetarëve në mbështetje të rianëtarësimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se pjesëmarrësit në këtë protestë, kanë deklaruar se dalja e Britanisë nga BE ishte kulmi i disfatës dhe dështimit. Qytetarët e Britanisë gjithashtu e kanë përshkruar ekonominë e kapluar nga kriza në këtë vend si rezultat të zbatimit të planit Brexit dhe kanë theksuar se largimi nga Bashkimi Evropian ka dëmtuar rëndë ekonominë dhe shoqërinë e Britanisë.

Protestuesit gjatë kësaj protesta kanë shprehur shqetësim se vendi i tyre për shkak të krizave të një pas njëshme, mund të përballet me ndarje territoriale dhe të shembët tërësisht.

Kjo është kohën kur Rishi Sonak, ish-ministri i financave dhe rivali i Liz Truss për postin e kryeministrit të Britanisë, në një postim në Twitter, zyrtarisht ka deklaruar se do të marrë pjesë si kandidatë në garën elektorale për të zëvendësuar Liz Truss në postin e liderit të Partisë Konservatore dhe në postin e kryeministrit të Britanisë.

Rishi Sonak pas Peny Mourdant, kryetarit të Parlamentit Popullor të Britanisë, është kandidati i dytë që deklaron kandidaturën e tij në këtë fushatë elektorale.