Kuba kundërshton vendosjen e sanksioneve kundër Iranit
(last modified Tue, 25 Oct 2022 13:46:44 GMT )
Tetor 25, 2022 15:46 Europe/Tirane
  • Kuba kundërshton vendosjen e sanksioneve kundër Iranit

Ministri i punëve të jashtme të Kubës duke dënuar ndërhyrjen në çështjet e brendshme të vendeve të tjera, deklaroi: "Kuba është kundër vendosjes së sanksioneve të njëanshme të Amerikës ndaj Iranit dhe kundërshton në mënyrë të prerë përpjekjet për rrëzimin e sistemit shtetëror të brendshëm të popullit të Iranit".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bruno Rodriguez, ministri i punëve të jashtme të Kubës duke publikuar një mesazh në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar: "Ne kundërshtojmë në mënyrë të prerë ndërhyrjen në çështjet e brendshme të vendeve të tjera dhe përdorimin e të drejtave të njeriut për qëllime politike".  

Në vazhdim të këtij mesazhi thuhet: "Kuba kundërshton në mënyrë të prerë vendosjen e sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër Iranit dhe është kundër çfarëdo përpjekje për rrëzimin e sistemit të brendshëm të popullit iranian".

Kuba e cila në për më shumë se 60 vite të kaluara është përballuar me presionet maksimale të Amerikës dhe me sanksionet më të ashpra ekonomike, financiare dhe tregtare, gjithnjë ka kundërshtuar dhe ka dënuar në mënyrë të prerë çfarëdo lloj sanksione dhe veprime armiqësore dhe ndërhyrëse kundër Iranit.

Tags