Amerika nxiton në vendosjen e një bombe bërthamore në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i133990-amerika_nxiton_në_vendosjen_e_një_bombe_bërthamore_në_evropë
Në të njëjtën kohë me rritjen e kërcënimeve bërthamore në fushën e betejës në Ukrainë, Politico raportoi se Shtetet e Bashkuara kanë përshpejtuar planin e tyre për të vendosur bomba bërthamore të avancuara në bazat e NATO-s në Evropë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2022 03:24 Europe/Tirane
  • Amerika nxiton në vendosjen e një bombe bërthamore në Evropë

Në të njëjtën kohë me rritjen e kërcënimeve bërthamore në fushën e betejës në Ukrainë, Politico raportoi se Shtetet e Bashkuara kanë përshpejtuar planin e tyre për të vendosur bomba bërthamore të avancuara në bazat e NATO-s në Evropë.

Sipas IRNA, të enjten Politico shkroi: Uashingtoni në mes të tensioneve në rritje me Moskën ka vendosur të modernizojë armët e tij të vjetra.  Zyrtarët amerikanë gjatë një takimi me dyer të mbyllura në Bruksel u thanë aleatëve të NATO-s se mbërritja e një versioni të përmirësuar të bombës B61-12, e cila ishte planifikuar për pranverën e ardhshme, tani është riplanifikuar për në dhjetor të këtij viti.  Sipas këtij publikimi amerikan, ky program përfshin zëvendësimin e armëve të vjetra me versione më të reja në magazina të ndryshme në Evropë për përdorim të mundshëm nga bombarduesit dhe gjuajtësit e SHBA-së dhe NATO-s. Në të njëjtën kohë, Pentagoni siguron se modernizimi i armëve taktike në Evropë me sa duket “nuk ka të bëjë fare me ngjarjet në Ukrainë. “Përmirësimi i programit të bombës B61 është diskutuar hapur në dokumentet buxhetore dhe deklaratat publike për vite me radhë dhe zyrtarët e Pentagonit kanë thënë se përmirësimi është i nevojshëm për të siguruar që rezervat të jenë të modernizuara dhe të sigurta. Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes Patrick Ryder tha: "Ndërsa ne nuk diskutojmë detajet e stokut tonë bërthamor, modernizimi i armëve bërthamore B61 është duke u zhvilluar prej disa vitesh dhe planet për të zëvendësuar armët e vjetra me versionet e përditësuara të B61-12 janë pjesë e një përpjekjeje afatgjatë dhe e planit për rinovim. Kjo çështje nuk ka të bëjë fare me ngjarjet aktuale në Ukrainë. Në dhjetor 2021, u raportua se kompleksi ushtarako-industrial amerikan i kishte dorëzuar Departamentit të Mbrojtjes prototipin e parë të përditësuar të bombës bërthamore B61-12. Veprimi i Uashingtonit vjen mes tensioneve të rritura mbi kërcënimet e Rusisë për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë dhe shqetësimeve se Perëndimit i duhen më shumë masa dhe përpjekje parandaluese kundër Rusisë.