Lavrov: Amerika po përpiqet të dobësojë ekonominë evropiane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i134154-lavrov_amerika_po_përpiqet_të_dobësojë_ekonominë_evropiane
Ministri i Jashtëm i Rusisë deklaroi se Amerika po përpiqet të dobësojë Bashkimin Evropian ekonomikisht dhe ushtarakisht.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2022 09:30 Europe/Tirane
  • Lavrov: Amerika po përpiqet të dobësojë ekonominë evropiane

Ministri i Jashtëm i Rusisë deklaroi se Amerika po përpiqet të dobësojë Bashkimin Evropian ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se "evropianët kanë vuajtur shumë më tepër nga sanksionet kundër Rusisëm sesa Shtetet e Bashkuara". Lavrov tha: “Numri i ekonomistëve që jo vetëm në vendin tonë por edhe në Perëndim kanë arritur në përfundimin se qëllimi i Amerikës ishte të dobësojë industrinë evropiane , është në rritje. Ministri i Jashtëm rus shtoi: Është në interesin e Uashingtonit që Evropa të dobësohet ekonomikisht në mënyrë që ta vendosë atë vazhdimisht nën presion dhe t'i detyrojë evropianët të dërgojnë armë në Ukrainë dhe në vend të tyre t'i mbushin këto vende me armë amerikane.  Ndërkohë në vendet evropiane po shtohet kundërshtimi për vazhdimin e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Mijëra qytetarë gjermanë protestuan të dielën në Dresden duke kërkuar fundin e sanksioneve kundër Rusisë. Demonstruesit gjithashtu kërkuan që Gjermania të mbetet neutrale në luftën aktuale midis Rusisë dhe Ukrainës. Demonstruesit theksuan se evropianët nuk duan të vdesin nga uria dhe të ngrijnë në dimër për shkak të Zelensky (Presidenti i Ukrainës) dhe Ursula Van Derlin (Presidentja e Komisionit Evropian).