Mbështetja gjermane për më shumë sanksione të Bashkimit Evropian kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i134192-mbështetja_gjermane_për_më_shumë_sanksione_të_bashkimit_evropian_kundër_iranit
Qeveria gjermane, duke përsëritur qëndrimin e saj ndërhyrës ndaj trazirave të fundit në Iran, mirëpriti më shumë sanksione të Bashkimit Evropian kundër Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2022 13:48 Europe/Tirane
  • Mbështetja gjermane për më shumë sanksione të Bashkimit Evropian kundër Iranit

Qeveria gjermane, duke përsëritur qëndrimin e saj ndërhyrës ndaj trazirave të fundit në Iran, mirëpriti më shumë sanksione të Bashkimit Evropian kundër Republikës Islamike të Iranit.

Sot, agjencia e lajmeve Reuters citoi zëdhënësin e qeverisë gjermane dhe shkruante se Berlini mirëpret sanksionet e reja të BE-së kundër Iranit dhe po shqyrton masa të mëtejshme. Zëdhënësi i qeverisë gjermane duke bërë deklarata ndërhyrëse për ngjarjet e fundit në Iran tha gjithashtu sot se Gjermania dënon "me forcë" "shtypjen e dhunshme të protestuesve nga forcat e sigurisë dhe shtypjen e gazetarëve". Ky veprim ndodhi dy ditë pasi Ministrja e Jashtme gjermane Analena Baerbock njoftoi se do të rishikonte marrëdhëniet me Republikën Islamike të Iranit, duke përmendur çështjet e të drejtave të njeriut si një justifikim për qasjen ndërhyrëse të Perëndimit në punët e brendshme të Iranit. Deklaratat e këtij zyrtari gjerman ngrihen ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Naser Kanani, në konferencën e tij për shtyp sot, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari amerikan lidhur me vendosjen e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe ato evropiane kundër Iranit dhe se si i shikon Irani këto veprime të Amerikës dhe Evropës, tha: "Vendimi i Amerikës dhe Evropës dhe veprimet e tyre në raport me Iranin janë veprime jokonstruktive dhe të shkaktuara nga keqkuptimi i zhvillimeve të brendshme të Iranit dhe kjo çështje është në përputhje me vazhdimin e politikave të tyre të gabuara në lidhje me Iranin. Fakti që ata përdorin çdo çështje si justifikim për të vendosur sanksione kundër qeverisë dhe popullit të Iranit është një vazhdimësi e qasjes së gabuar të së kaluarës". Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane theksoi: "Irani nuk dëshiron të përballet me një konfrontim me Bashkimin Evropian dhe të hyjë në një proces konfrontimi me ta. Pozicioni i Iranit është të zhvillojë dialog bazuar në respektin reciprok dhe në interesat e përbashkëta".