Gjermania vazhdon të mbështesë rebelët në Iran
Në vazhdim të mbështetjes së Perëndimit për trazirat në Iran, kancelari gjerman njoftoi se Berlini do të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve të tjera kundër Iranit.
Olaf Schultz, kancelari i Gjermanisë, në një fjalim njoftoi se do të vendoste më shumë sanksione kundër Iranit. Duke deklaruar solidaritetin e Berlinit me trazirat në Iran, ai tha: Sanksionet evropiane janë të rëndësishme dhe ne po shqyrtojmë hapat e mëtejshëm. Në një mesazh në Twitter, Shults pretendoi se Bashkimi Evropian po kërkon të vendosë më shumë sanksione kundër Iranit për shkak të shtypjes së trazirave në Iran. Më parë, autoritetet e Republikës Islamike të Iranit, veçanërisht Ministria e Punëve të Jashtme, kishin paralajmëruar për ndërhyrjen e vendeve perëndimore në punët e brendshme të Iranit dhe i kishin quajtur rrënjët kryesore të trazirave të fundit në vend planet e perëndimorëve për të prishur situatën e brendshme. Në përgjigje të këtyre veprimeve anti-iraniane, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Islamike të Iranit ka sanksionuar disa individë dhe institucione në Bashkimin Evropian për veprimet e tyre të qëllimshme në mbështetje të terrorizmit dhe grupeve terroriste, promovimin dhe nxitjen e terrorizmit dhe përhapjen e dhunës dhe urrejtjes që shkaktojnë trazira, aktet terroriste dhe shkeljet e të drejtave të njeriut kundër kombit iranian.