20 refugjatë janë mbytur në ujërat greke
(last modified Thu, 03 Nov 2022 05:28:49 GMT )
Nëntor 03, 2022 06:28 Europe/Tirane
  • 20 refugjatë janë mbytur në ujërat greke

Roja bregdetare greke njoftoi zbulimin e trupave të 20 azilkërkuesve të paligjshëm pasi varka e tyre u përmbys në ujërat e vendit.

Sipas IRNA nga AFP, roja bregdetare greke shtoi se trupat e këtyre azilkërkuesve të paligjshëm u morën nga uji pranë brigjeve të ishullit "Evia" që ndodhet në ujërat e detit Egje. Roja Bregdetare greke shtoi se numri i azilkërkuesve që ndodheshin në këtë varkë ishte 70 persona dhe varka e tyre u përmbys për shkak të detit të trazuar. Sipas këtij raporti, nuk ka asnjë lajm për pasagjerët e tjerë të kësaj gomone dhe me gjasa shumë prej tyre janë të zhdukur. Rojet bregdetare greke njoftuan se shpëtuan 1500 njerëz në ujërat e vendit në tetë muajt e parë të këtij viti, 600 më pak krahasuar me vitin e kaluar. Gjithashtu, raporti i Organizatës Evropiane-Mesdhetare për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut tregon se vitin e kaluar (2021), mesatarisht pesë emigrantë kanë humbur jetën gjatë rrugës për në Evropë në Detin Mesdhe. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin gjithashtu në një raport njoftoi se në vitin 2020, më shumë se 2,276 njerëz u mbytën duke u përpjekur të arrinin në Evropë.

Tags