Fillon ndërtimi i një muri në Poloni në kufirin me Rusinë
(last modified Fri, 04 Nov 2022 08:29:28 GMT )
Nëntor 04, 2022 09:29 Europe/Tirane
  • Fillon ndërtimi i një muri në Poloni në kufirin me Rusinë

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Polake njoftoi fillimin e ndërtimit të një muri në kufirin me Rusinë.

Ndërsa tensionet për luftën në Ukrainë rriten, Polonia ka frikë nga një përsëritje e krizës së vitit 2021. Kjo krizë ndodhi kur mijëra emigrantë afrikanë dhe aziatikë perëndimor tentuan të kalojnë kufirin e Bjellorusisë, ndaj Polonia ka vendosur të ndërtojë një mur 200 km të gjatë në kufirin e saj me Rusinë, i cili do të jetë i pajisur me sensorë lëvizjeje dhe kamera. Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Polake në një deklaratë njoftoi se "forcat e njësive inxhinierike po ndërtojnë një gardh në kufi me rajonin e Kaliningradit të Rusisë dhe ushtria polake i mbështet këto forca". Dmitri Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, së fundmi në një konferencë shtypi në Moskë në përgjigje të veprimit të Polonisë tha:  Historia çdo herë ka dëshmuar marrëzinë e vendimit për të ndërtuar mure, sepse me kalimin e viteve apo dekadave, të gjitha muret rrëzohen. Më parë, ushtarët polakë ndërtuan një gardh me tela me gjemba përgjatë kufirit midis Polonisë dhe Bjellorusisë për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në vendet e BE-së

Tags