Italia mbyll portët për anijet e shpëtimit të refugjatëve
(last modified Tue, 08 Nov 2022 12:13:25 GMT )
Nëntor 08, 2022 13:13 Europe/Tirane
  • Italia mbyll portët për anijet e shpëtimit të refugjatëve

Me zbatimin e vendimit të qeverisë italiane për mbylljen e porteve për anijet e shpëtimit, më shumë se 200 emigrantë janë bllokuar në det.

Kanali televiziv RT njoftoi në një raport të tij se qeveria e sapoformuar italiane e udhëhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni ka përmbushur premtimin e fushatës së saj zgjedhore për të goditur emigracionin e paligjshëm dhe në këtë mënyrë më shumë se 200 refugjatë të cilët janë evakuuar nga anijet e shpëtimit joqeveritar, u është ndaluar hyrja në portet italiane. Të dielën, autoritetet italiane lejuan dy anije me flamur gjerman dhe norvegjez të ankoroheshin në portin e Katanias, megjithatë, vetëm disa grupe njerëzish u lejuan të zbrisnin.
Anija gjermane u lejua të evakuonte 144 fëmijë, gra shtatzëna, nëna me foshnja dhe persona që kishin nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor, ndërsa 35 burra mbetën në bord. Anija norvegjeze u lejua gjithashtu të zbarkonte 357 pasagjerë, por 215 burra u penguan të largoheshin nga anija.
Ministri i brendshëm i Italisë Matteo Piantadosi ka thënë se ata që nuk kualifikohen si vulnerabël duhet të largohen nga ujërat italiane dhe kjo duhet bërë në anijet e bamirësisë që shpëtuan fillimisht emigrantët.
Kjo situatë shfaqet teksa kryeministrja e re italiane, Giorgia Meloni, në fjalimin e saj të inaugurimit në Parlamentin italian e renditi emigracionin e paligjshëm si një nga prioritetet kryesore të qeverisë së saj.

 

Tags