15 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Evropë
(last modified Wed, 09 Nov 2022 05:51:36 GMT )
Nëntor 09, 2022 06:51 Europe/Tirane
  • 15 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Evropë

Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, valët e njëpasnjëshme dhe të paprecedenta të të nxehtit në verën e vitit 2022 në kontinentin evropian morën më shumë se 15 mijë viktima.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Hans Kluge, drejtor i degës evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në një deklaratë për shtyp të hënën njoftoi: "Bazuar në të dhënat kombëtare të publikuara më parë, vlerësohet se 15,000 njerëz kanë vdekur në vitin 2022 për shkak të pasojave të të nxehtit ekstrem". Thuhet se statistikat aktuale të viktimave të nxehtësisë në Evropë janë më të larta se shifrat zyrtare. Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Spanja dhe Gjermania janë ndër vendet që kanë pësuar më shumë nga kjo valë e të nxehtit. Vapa ekstreme e kësaj vere mori 4,500 jetë në Gjermani, gati 4,000 në Spanjë, më shumë se 3,200 në Mbretërinë e Bashkuar dhe gati një mijë në Portugali. Ekspertët e kanë përshkruar si të tmerrshme numrin e viktimave të valës ekstreme të të nxehtit të kësaj vere në Evropë. Vera e vitit 2022 ishte vera më e nxehtë në historinë evropiane dhe këtë vit u vendosën disa rekorde të nxehtësisë. Thatësira në Evropë ka shkaktuar mungesë të produkteve bujqësore dhe zjarre në zona të mëdha të këtij kontinenti.

 

Tags