Italianët solidarizohen me të burgosurit palestinezë në burgjet e regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i134660-italianët_solidarizohen_me_të_burgosurit_palestinezë_në_burgjet_e_regjimit_sionist
Qytetarët italianë të mërkurën në mbrëmje kanë organizuar tubim protestues dhe janë kanë deklaruar mbështetjen dhe solidaritetin e tyre për të burgosurit palestinezë në burgjet e regjimit sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 10, 2022 11:23 Europe/Tirane
  • Italianët solidarizohen me të burgosurit palestinezë në burgjet e regjimit sionist

Qytetarët italianë të mërkurën në mbrëmje kanë organizuar tubim protestues dhe janë kanë deklaruar mbështetjen dhe solidaritetin e tyre për të burgosurit palestinezë në burgjet e regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se pjesëmarrësit në këtë tubim protestues i cili ishte organizuar nga një grup i palestinezëve me qëndrim në Itali, kanë kundërshtuar dhe dënuar politikën e regjimit sionist për arrest administrativ (pa gjyq dhe pa shqiptimin e akuzave) në Palestinën e pushtuar.

Protestuesit në këtë tubim gjithashtu kanë dënuar edhe vazhdimin e trendin e sjelljeve të paligjshme dhe kriminale të regjimit sionist ndaj të burgosurve palestinezë si dhe arrestimin administrativ të palestinezëve.

Sipas aktivistëve palestinezë, aktualisht 4.700 palestinezë po mbahen si të burgosur politikë në burgjet e regjimit sionist. Në këtë tubim protestues është deklaruar se 50 të arrestuar administrativ të cilët kanë hyrë në grevë urie, së fundi i kanë dhënë fund kësaj greve. Ndërkohë edhe OKB përsëri ka kërkuar nga regjimi sionist që t'i japë fund arrestimeve administrative kundër palestinezëve.