Reagimi i Grossit ndaj zhvillimit të raketave hipersonike të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i134666-reagimi_i_grossit_ndaj_zhvillimit_të_raketave_hipersonike_të_iranit
Sipas raportit të Agjencisë së Lajmeve Fars, Rafael Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, në një intervistë me AFP të enjten, pohoi se njoftimi i Iranit për ndërtimin e një rakete balistike hipersonike intensifikon shqetësimet për programin bërthamor të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 10, 2022 19:19 Europe/Tirane
  • Reagimi i Grossit ndaj zhvillimit të raketave hipersonike të Iranit

Sipas raportit të Agjencisë së Lajmeve Fars, Rafael Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, në një intervistë me AFP të enjten, pohoi se njoftimi i Iranit për ndërtimin e një rakete balistike hipersonike intensifikon shqetësimet për programin bërthamor të Iranit.

Në një intervistë në margjinat e konferencës për ndryshimet klimatike në Sharm el-Sheikh, Egjipt, ai pranoi se puna e organizatës ndërkombëtare nën udhëheqjen e tij janë çështjet bërthamore dhe shtoi: Por natyrisht, asgjë nuk mund të izolohet. Jemi dëshmitarë të të gjitha këtyre njoftimeve që rrisin shqetësimin dhe vëmendjen e publikut për programin bërthamor të Iranit. Sipas raportit të Fars, gjenerali Amir Ali Hajizadeh, komandanti i Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare, mëngjesin e sotëm (të enjten, 19 nëntor) në margjinat e 11 vjetorit të martirizimit të gjeneralit Hasan Tehrani Moghadam, tha se me ndihmen e Zotit arritëm të prodhojmë një raketë balistike hipersonike të avancuar, e cila është në gjendje të kalojë nëpër sistemet më të rëndësishme dhe më  të avancuara të mbrojtjes raketore dhe të sulmojë të njëjtat sisteme të mbrojtjes raketore, të cilat mund të jenë ndër elementët më të rëndësishëm të mbrojtjes së armikut.