Kievi: Ekziston mundësia për negociata me Rusinë në vitin 2023
https://parstoday.ir/sq/news/world-i134798-kievi_ekziston_mundësia_për_negociata_me_rusinë_në_vitin_2023
Negociatori i lartë i Ukrainë deklaroi se negociatat për paqe me Rusinë mund të rifillojnë në gjysmën e dytë të vitit 2023.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 13, 2022 11:33 Europe/Tirane
  • Kievi: Ekziston mundësia për negociata me Rusinë në vitin 2023

Negociatori i lartë i Ukrainë deklaroi se negociatat për paqe me Rusinë mund të rifillojnë në gjysmën e dytë të vitit 2023.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se David Arakhamia, negociatori i lartë i Ukrainës në negociatat e paqes me Rusinë, deklaroi se bisedimet mes të dy palëve mund të rifillohen në gjysmën e dytë të vitit 2023.

David Arakhamia deklaroi: "Negociatat e paqes me Rusinë mund të rifillojnë në kohën kur të fillojë fushata elektorale e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të thotë në kohën kur të fillojë fushata elektorale edhe në Amerikës edhe në Rusi, gjegjësisht dikur në gjysmën e vitit të ardhshëm.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se bisedimet e Rusisë dhe Ukrainës kanë filluar në fund të shkurtit, pas fillimit të operacionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Raundi i fundit i negociatave ka përfunduar më 29 mars të këtij viti. Negociatat që nga ajo kohë janë bllokuar dhe nuk kanë shënuar progres. Në fund të shtatorit, Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, deklaroi se Moska është gjithnjë e gatshme për negociata me Kievin dhe ka kërkuar nga Ukraina që të ndalë armiqësinë.

Vlodimir Zelensky në anën tjetër ka deklaruar se Kievi është i gatshëm për negociata me Moskën, mirëpo vetëm në rast se në Rusi të marrë pushtetin një president tjetër, jo Putin.

Kremlini në reagim të deklaratave të tilla, ka deklaruar se do të presë ndryshimin e qëndrimit të presidentit aktual të Ukrainës ose pasardhësit të tij. Në fillim të këtij muaji, Zelensky ka caktuara edhe kushtet e tij për zhvillimin e negociatave për paqe me Rusinë duke përfshirë edhe integritetin territorial të Ukrainës, respektimin e Kartës së OKB, pagimin e dëmshpërblimit për të gjitha humbjet dhe dëmet e shkaktuara nga lufta dhënia e garancisë për mospërsëritjen e konfliktit.