Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, dyshohet për akt terrorist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i134818-shpërthim_i_fuqishëm_në_stamboll_dyshohet_për_akt_terrorist
Një shpërthim i fuqishëm dhe vdekjeprurës ka ndodhur sot, rreth orës 16:20 (ora lokale), në Taksim, që është një nga lagjet më të mëdha të Stambollit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 13, 2022 19:48 Europe/Tirane
  • Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, dyshohet për akt terrorist

Një shpërthim i fuqishëm dhe vdekjeprurës ka ndodhur sot, rreth orës 16:20 (ora lokale), në Taksim, që është një nga lagjet më të mëdha të Stambollit.

Sipas informacioneve që vijnë nga mediet turke, nga shpërthimi kanë humbur jetën 6 persona dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës dhe se nga kush është shkaktuar. Në videot e postuara online shihen flakë pas një shpërthimi të fuqishëm, teksa qytetarët shihen duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Rrjeti CNN Turk raporton se dyshohet se mund të jetë një sulm terrorist me anë të një çante-bombë.Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe presidenti turk Recep Tayip Erdogan, i cili deklaroi se do të zbulohen autorët e këtij sulmi të befasishëm.Erdogan shtoi:" Përpjekjet për të pushtuar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre as sot dhe as nesër.Do të ishte gabim nëse themi se ky është me siguri terrorizëm, por zhvillimet e para, informacioni që na përcolli guvernatori i parë, këtu ka erë terrori.Hetimet tona po vazhdojnë. Më pas do të marrim vendimin tonë përfundimtar”.Mediat lokale thanë se inspektorët e krimit ishin në vendngjarje dhe Anadolu raportoi se zyra e kryeprokurorit publik të Stambollit ka nisur një hetim për shpërthimin.