Moska dhe Tel Avivi në stacionin e fundit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i134862-moska_dhe_tel_avivi_në_stacionin_e_fundit
Pavarësisht paralajmërimeve serioze të Rusisë për regjimin sionist për të mos dërguar armatime dhe pajisje luftarake në Ukrainë, megjithatë automjetet e blinduara "Gaia Amir MRAP" janë parë në Kherson, gjë që nga pikëpamja e vëzhguesve dhe analistëve, me publikimin e këtij lajmi do të përshpejtohet procesi i tensionimit të marrëdhënieve mes Moskës dhe Tel Avivit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 14, 2022 13:09 Europe/Tirane
  • Moska dhe Tel Avivi në stacionin e fundit

Pavarësisht paralajmërimeve serioze të Rusisë për regjimin sionist për të mos dërguar armatime dhe pajisje luftarake në Ukrainë, megjithatë automjetet e blinduara "Gaia Amir MRAP" janë parë në Kherson, gjë që nga pikëpamja e vëzhguesve dhe analistëve, me publikimin e këtij lajmi do të përshpejtohet procesi i tensionimit të marrëdhënieve mes Moskës dhe Tel Avivit.

Tani më janë bërë gati 9 muaj që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe me vazhdimin e kësaj lufte, marrëdhëniet e Rusisë dhe regjimit sionist gjithnjë kanë kaluar nëpër një proces të reduktimit dhe ftohjes dhe mosmarrëveshje të cilat duke u shoqëruar me ngjarje të reja, kanë thelluar dhe kanë zgjeruar më shumë këto tensione.

Së fundi disa burime mediale kanë njoftuar se janë shikuar automjetet e blinduara të prodhimit të regjimit sionist gjatë luftimeve të fundit të ushtrisë së Ukrainës me Rusinë në Kherson.

Faqja informative "Ukraine Weapons Tracker" e lidhur me Ukrainën dhe që ndjek lajmet ushtarake, ka publikuar disa fotografi të automjeteve të blinduara "Gaia Amir MRAP" të prodhimit të regjimit sionist në luftimet në Kherson.

Kjo faqe informative ka shkruar: "Për herë të parë është shikuar se forcat e ushtrisë së Ukrainës janë duke përdorur automjetet e blinduara të prodhimit izraelit. Këtu ne po shikojmë një pamje të automjetit të blinduara "Gaia Amir MRAP" të cilat janë dislokuar tani në Kherson. Nuk ekziston asnjë informacion në lidhje me këtë se si kanë shkuar këto automjete të blinduara në Ukrainë".

Ndihma për Ukrainën në mesin e paralajmërimeve të Kremlinit

Fotografitë e automjeteve të blinduara të prodhimit izraelit janë publikuar në kohën kur autoritetet e Rusisë shumë herë në mënyrë të drejtpërdrejtë krerët e Tel Avivit në lidhje me ndihmat financiare dhe ushtarake ndaj Ukrainës.

Dmitry Medvedev, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Rusisë, ditë më parë ka paralajmëruar në mënyrë serioze regjimin sionist duke thënë: "Çfarëdo lloj veprimi i Izraelit për armatosjen e Ukrainës me armë dhe pajisje luftarake, do të shkatërrojë marrëdhëniet mes Rusisë dhe Izraelit".

Njëkohësisht me këtë ambasada e Rusisë në Tel Aviv duke publikuar një postim në Twitter, ka kritikuar mbështetjen e regjimit sionist ndaj Ukrainës dhe ka shkruar: "Jair Lapid, kryeministri i Izraelit ka dënuar sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë, ndërkohë që krerët e Tel Avivit kanë heshtur për tetë vjet përball sulmeve terroriste të kryera nga Ukraina në rajonin e Dunbasit".

Ambasada e Rusisë në regjimin sionist ka akuzuar Tel Avivin për heshtje përball vrasjes masive të egër të civilëve nga ana e neonazistëve në Kharkiv dhe në qytetet e tjera, vrasjen e Daria Dugina, gazetares ruse dhe sulmin terrorist më 8 tetor në urën Kerçit në Krime.

Akoma nuk është përcaktuar se autoritetet izraelite në mënyrë zyrtare çfarë politike do të ndërmarrin, për arsye se që nga fillimi i sulmit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, ata janë munduar që duke bashkëpunuar relativisht me Perëndimit në dënimin e Moskës, gjithashtu kanë ruajtur marrëdhëniet e tyre me Kremlinin dhe kanë ndjekur një qaje mesatare në këtë krizë, një politikë kjo e cila në fund rezultoi me dështim dhe të dyja palët i ka vendosur përball njëra-tjetrës.

Fundi i skenarit të lojës së paanshme

Kontaktet e vazhdueshme të Naftali Bennett, ish-kryeministrit të regjimit sionist, tregojnë se ai është munduar që t'i mbajë të kënaqura të dyja palët. Kjo politikë sigurisht që është kundërshtuar qysh në atë kohë në Palestinën e pushtuar. Një grup besonte se në mënyrë më të qartë dhe më të saktë duhet dënuar Moska dhe duhet mbështetur sanksionet e Perëndimit. Në anën tjetër, një grup tjetër për shembull, Beniamin Netanjahu etj., besonte se Tel Avivi nuk duhet të prishë marrëdhëniet e tij strategjike me Rusinë. Zgjatja e luftës së dhe dështimi i të gjitha ndërmjetësimeve për t'i dhënë fund krizës në këtë vend, e ka detyruar regjimin sionist që t'i bashkohet presionit të gjerë diplomatik dhe sanksioneve të Perëndimit dhe Evropës kundër Rusisë. Kjo është për arsye se niveli i tensioneve nuk mund të përfundonte më vetëm me një dënim dhe me një deklaratë të thjeshtë. Prandaj, regjimi sionist ka marrë vendimin e tij përfundimtar dhe ka preferuar që të mbetët në bunkerin e Amerikës.

Në deklaratën që ka publikuar Jair Lapid, ministri i punëve të jashtme të regjimit sionist, në mënyrë të qartë ai ka deklaruar: "Në krizën e Ukrainës, do të jemi përkrah aleatit tonë tradicional, do të thotë Amerikës dhe nuk është e mundur që në këto kushte të vështira ta lëmë të vetëm atë".  

Fillimi serioz i tensioneve mes Rusisë dhe regjimit sionist mund të konsiderohet vota e regjimit sionist në Këshillin e të Drejtave të Njeriut kundër Moskës. Asambleja e Përgjithshme e OKB ditën në pranverën e këtij viti, me shumicë votash, ka votuar pezullimin e anëtarësimit të Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-s. Kulmi i krizës në marrëdhëniet mes izraelitëve dhe rusëve ka ndodhur me vendimin e Ministrisë së Drejtësisë së Rusisë për mbylljen e Agjencisë së Hebrenjve në Rusi, një agjenci kjo e cila ka përgjegjësi të inkurajojë hebrenjtë e botës të emigrojnë në territoret e pushtuara të Palestinës, por ishte akuzuar nga ana e Kremlinit për spiunazh.

Ministria e Drejtësisë së Rusisë me anë të një urdhri drejtuar Agjencisë së Hebrenjve, ka shpallur të ndaluara të gjitha aktivitetet e kësaj agjencie në territorin e Rusisë. Kjo agjenci është themeluar rreth gjysmë shekulli më parë dhe ka luajtur rol themelor në krijimin dhe formimin e regjimit sionist në vitin 1948 dhe ka organizuar emigrimin e miliona hebrenjve nga anë e mbanë bota drejt territoreve të pushtuara.

Në përgjithësi, duke hedhur një vështrim vargut të mosmarrëveshjeve mes Moskës dhe Tel Avivit, bëhet e qartë se paralelë me intensifikimin e konfliktit në Ukrainë, po vërejmë thellimin e mosmarrëveshjeve mes të dy palëve, mosmarrëveshje këto të cilat arritën kulmin me mbylljen e Agjencisë Hebreje dhe në rast se konfirmohet ndihma e armatimit e regjimit për Ukrainën, atëherë këto marrëdhënie do të vendosen në humnerën e shkatërrimit dhe krerët e Tel Avivit deri më tani nuk kanë reaguar ndaj lajmit për automjetet e blinduara izraelite në Ukrainë. Në këtë mes gjithashtu nuk duhet neglizhuar loja mashtruese e Perëndimit për ta futur regjimin sionist në krizën e Ukrainës! Autoritetet dhe mediat perëndimore gjatë javëve të fundit gjithnjë duke akuzuar Iranin për dërgimin e dronëve në Ukrainë, në realitet kanë ushtruar presion mbi regjimin sionist që në mënyrë të drejtpërdrejtë të dërgojë ndihma ushtarak në Ukrainë dhe tani në rast se konfirmohet një gjë e tillë, atëherë pritet një tronditje e madhe në marrëdhëniet mes Rusisë dhe regjimit sionist.