Kryeministri britanik bën thirrje për veprim global kundër Rusisë
(last modified Tue, 15 Nov 2022 07:11:43 GMT )
Nëntor 15, 2022 08:11 Europe/Tirane
  • Kryeministri britanik bën thirrje për veprim global kundër Rusisë

Kryeministri britanik Rishi Sunak, kur mbërriti në Indonezi për të marrë pjesë në samitin e G20, bëri thirrje për veprime të koordinuara globale për t'u marrë me paqëndrueshmërinë ekonomike ndërkombëtare dhe për t'u përballur me veprimet e "shteteve mashtruese" si Rusia.

 Sunak paralajmëroi se Rusia po përpiqet të mbysë ekonominë globale, shkroi India Today.  Zyrtarët britanikë thonë se ai udhëtoi në Indonezi për të paraqitur një plan veprimi me pesë pika për 20 ekonomitë më të mëdha në botë, të cilat do të takohen këtë javë në Bali. Ndërkohë, vendet në mbarë botën po përballen me probleme ekonomike dhe presione të mëdha inflacioni.  Britania pretendoi se këto kriza u shkaktuan ose u përkeqësuan nga "pushtimi i paligjshëm" i Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin. Në G20, udhëheqësit duhet të diskutojnë për të adresuar dobësitë në sistemin ekonomik ndërkombëtar që Putini ka shfrytëzuar për vite me radhë, tha Sunak. Ai gjithashtu në një artikull në “Daily Telegraph” shkroi: “Rusia po përpiqet të mbysë ekonominë botërore.  Ne duhet të bashkohemi për t'i ndaluar ata në rrugën e tyre dhe për të rivendosur stabilitetin ekonomik.  Sunak shtoi: “Problemet e fundit në procesin e eksportit të grurit të Ukrainës, dy të tretat e të cilave shkojnë në vendet në zhvillim, kanë ndikuar në çmimet globale të ushqimit.  Faturat e energjisë janë rritur në qiell falë mbylljes së rubinetave të gazit nga Rusia.  Ne nuk do të lejojmë që e ardhmja jonë ekonomike dhe as e aleatëve tanë të mbahet peng nga veprimet e një qeverie mashtruese.  Në vend të kësaj, ne do të qëndrojmë në krah të Ukrainës. Ai shkroi se realizimi i secilit prej elementeve të planit të tij prej pesë pikash të propozuar, do të zhvillojë tregje të lira dhe ekonomi globale që janë më të forta, më të qëndrueshme dhe më fleksibël dhe të afta për t'u rikthyer më shpejt në rritje. Ai pretendoi se plani i tij për liderët e 20 vendeve të industrializuara zgjidh paqëndrueshmërinë aktuale globale, ndryshimet në tregun global të energjisë, furnizimin ndërkombëtar me ushqime dhe sistemin financiar global. Grupi i 20 përfshin Indinë, Shtetet e Bashkuara, Anglinë, Bashkimin Evropian, Kinën, Rusinë, Australinë, Kanadanë, Arabinë Saudite, Afrikën e Jugut, Turqinë, Argjentinën, Brazilin, Meksikën, Francën, Gjermaninë, Italinë, Indonezinë, Japoninë dhe Korenë e Jugut.  Presidenca aktuale e saj muajin e ardhshëm do të kalojë nga India në Indonezi.

 


 

Tags