Mungesa e energjisë detyron Britaninë të prodhojë energji elektrike nga trotuaret
(last modified Tue, 15 Nov 2022 14:47:42 GMT )
Nëntor 15, 2022 15:47 Europe/Tirane
  • Mungesa e energjisë detyron Britaninë të prodhojë energji elektrike nga trotuaret

Në Mbretërinë e Bashkuar po instalohen trotuare që prodhojnë energji elektrike ndërsa njerëzit ecin mbi to.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, komuna Telford dhe Wrekin në Britaninë njoftuai se në Britani do të vendosen dhe instalohen trotuare që janë fleksibël dhe që në mënyrë inteligjente konvertojnë ecjen e njerëzve në energji elektrike. Sipas këtij raporti, duke ecur në këtë trotuar, i cili tani është instaluar në gjashtë metra dhe është prezantuar për herë të parë, gjenerohet energji elektrike që pronarët e celularëve mund ta përdorin atë për të karikuar telefonat e tyre.
Gjithashtu, një ekran që aktivizohet nga përdorimi i energjisë diellore, tregon sasinë e prodhimit të energjisë elektrike në këtë trotuar, i cili ndodhet midis stacionit të trenit Telford Central dhe qendrës së qytetit.
Sipas zyrtarëve komunalë në Telford, qëllimi i instalimit të trotuarit inteligjent është që t'i bëjë njerëzit t'i kushtojnë vëmendje mënyrës se si e përdorin energjinë elektrike. Trotuari është pjesë e planit të Këshillit të Qytetit Telford prej 4 milionë funtesh për të ndihmuar në përmirësimin e mjedisit. Një numër i qytetarëve të këtij qyteti kanë mbështetur aksionin e komunës në prodhimin e energjisë së gjelbër, por disa të tjerë konsiderojnë se nisma të tilla janë humbje e parave të njerëzve në një situatë ku kriza e çmimeve të larta po shqetëson njerëzit.

Tags