Turqia nuk pranon ngushëllimet nga SHBA
Turqia hodhi poshtë ngushëllimet amerikane për vdekjen e gjashtë personave në sulmin me bombë që tronditi Stambollin të dielën (13 nëntor).
Turqia nuk e pranon mesazhin e ngushëllimit nga Shtetet e Bashkuara pas sulmit terrorist vdekjeprurës të së dielës në Stamboll, tha të hënën ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu. “Ne nuk e pranojmë mesazhin e ngushëllimit nga Ambasada Amerikane. Ne e refuzojmë atë”, tha Soylu në një koment televiziv. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre lëshoi një deklaratë të dielën në të cilën tha: "Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm aktin e dhunës që ndodhi të dielën në Stamboll, Turqi". Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpesh akuzon Uashingtonin për furnizim me armë për milicitë kurde që veprojnë në veri të Sirisë, të cilësuar si "terroristë" nga Ankaraja. Qeveria turke akuzoi të hënën milicitë kurde se qëndronin pas shpërthimit që vrau gjashtë persona në rrugën kryesore tregtare të Stambollit, duke thënë se policia kishte arrestuar 22 të dyshuar, duke përfshirë edhe personin e dyshuar për vendosjen e bombës.Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu tha se Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe milicia kurde siriane YPG ishin përgjegjëse për sulmin.Süleyman Soylu theksoi: "Kushdo që ushqen Partinë e Bashkimit Demokratik [Sirian] dhe siguron inteligjencë të brendshme për PKK-në është autori i sulmit. Nuk ka kuptim të diskutojmë shumë për armiqtë. Ka shumë armiq në botë. Tipari më i madh i këtij kombi është të thyejë kokat e armiqve".