Miratohet rezoluta anti-iraniane në Kombet e Bashkuara
(last modified Thu, 17 Nov 2022 07:48:55 GMT )
Nëntor 17, 2022 08:48 Europe/Tirane
  • Miratohet rezoluta anti-iraniane në Kombet e Bashkuara

Të mërkurën, Komiteti i Tretë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën e Kanadasë mbi "situatën e të drejtave të njeriut në Iran".

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, komiteti i tretë i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të mërkurën miratoi rezolutën e Kanadasë mbi "situatën e të drejtave të njeriut në Iran". Kjo rezolutë, në të cilën Irani akuzohet për diskriminim e pakicave, u miratua nga “Komiteti për Çështjet Sociale, Njerëzore dhe Kulturore” të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i njohur si Komiteti i Tretë. Kjo rezolutë muajin e ardhshëm do t'i dërgohet Asamblesë së Përgjithshme për miratim përfundimtar. Rezoluta e lartpërmendur e prezantuar nga Kanadaja u miratua me 79 vota pro, 28 vota kundër dhe 68 abstenime. Kanadaja është një qeveri e lidhur me Shtetet e Bashkuara dhe në vitet e fundit ka respektuar sanksionet e paligjshme të këtij vendi kundër Iranit. “Nasser Kanani”, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, së fundmi theksoi se pas ndërhyrjes së qeverisë kanadeze në punët e brendshme të Iranit, të drejtat e njeriut janë bërë lodër dhe mjet për të ushtruar presion politik ndaj të tjerëve. Kjo është në kohën kur nëpërmjet perandorisë mediatike të regjimit arrogant të akuzuarit për shkelje sistematike të të drejtave të njeriut, janë kthyer në pozicionin e pretenduesve. Duke iu referuar shkeljes sistematike të të drejtave të njeriut në Kanada, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane deklaroi se bota nuk e ka harruar ende skandalin e zbulimit të varrezave masive të qindra fëmijëve në oborret e shkollave kanadeze. Pas dështimit të projektit kundër Iranit, vendet perëndimore tani po kërkojnë të gjejnë mënyra të reja për të ushtruar presion mbi Teheranin.  Në këtë drejtim, përveç projektimit të sanksioneve të reja, perëndimorët, veçanërisht evropianët, kanë lëshuar deklarata dhe rezoluta anti-iraniane dhe kanë intensifikuar presionin e tyre politik.

Tags