Republika Çeke do të trajnojë 4000 ushtarë ukrainas
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135008-republika_Çeke_do_të_trajnojë_4000_ushtarë_ukrainas
Mediat çeke raportuan se qeveria e vendit ra dakord me propozimin e ministrit të mbrojtjes për të trajnuar rreth 4,000 ushtarë ukrainas gjatë viteve 2022-2023.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 17, 2022 05:18 Europe/Tirane
  • Republika Çeke do të trajnojë 4000 ushtarë ukrainas

Mediat çeke raportuan se qeveria e vendit ra dakord me propozimin e ministrit të mbrojtjes për të trajnuar rreth 4,000 ushtarë ukrainas gjatë viteve 2022-2023.

Sipas Isna, radio e Çekisë raportoi se "qeveria ra dakord me propozimin e paraqitur nga Ministri i Mbrojtjes për të trajnuar ushtarët ukrainas në pesë kurse, ku secili kurs zgjat katër javë". Më tej në raport thuhet se 800 do të persona marrin pjesë në çdo kurs dhe kostoja totale e programit të trajnimit është 975 milionë korona (rreth 40 milionë dollarë). Sipas radios Ceke, në kursin e parë që do të mbahet këtë vit, do të marrin pjesë rreth 700 ushtarë nga batalioni i mekanizuar, 40 nga njësia mbështetëse, 30 mjekë, 10 ekspertë të mbrojtjes së armëve kimike dhe 20 pjesëtarë nga trupi inxhinierik. Përveç dhënies së armëve për ukrainasit, vendet anëtare të NATO-s po ndërhyjnë duke i dhënë informacione Ukrainës. Moska i ka paralajmëruar vazhdimisht këto vende se ndihma e tyre për Ukrainën do të zgjasë luftën dhe do të shkaktojë më shumë viktima.