Vazhdojnë protestat e francezëve kundër politikave të Macron
Studentët francezë të mjekësisë dhe praktikantët dhe mësuesit demonstruan sërish kundër politikave të presidentit të këtij vendi, Emmanuel Amcron.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, praktikantët dhe studentët e mjekësisë në Fracë po protestojnë për shtimin e vitit të katërt të praktikës në mjekësi të përgjithshme në Francë.
Kjo politikë e re do të zbatohet si një prioritet i domosdoshëm në zonat ku numri i mjekëve është më i vogël.
Sipas këtij raporti, studentët dhe praktikantët e mjekësisë janë thirrur në demonstrata dhe greva kundër politikës së përmendur me sloganin “Jo forcës” dhe “Stop poshtërimit”.
Në këtë kuadër është planifikuar një marsh kombëtar në Paris dhe disa demonstrata në rajone të tjera të Francës, veçanërisht në Lion dhe Nante.
Raphaël Presneau, president i Praktikantëve të Mjekësisë së Përgjithshme Franceze (Isnar-IMG), deklaroi se këto janë masa demagogjike dhe joefektive për sa i përket aksesit në kujdesin mjekësor. Mjekët e përgjithshëm kanë aktualisht kushtet më të mira të shpërndarjes në territor.
Më 14 tetor, një tubim i ngjashëm u zhvillua në këtë zonë me pjesëmarrjen e më shumë se 10.000 demonstruesve.
Ndërkohë sindikatat e mësuesve të shkollave të mesme profesionale në Francë kanë organizuar demonstrata në disa qytete për të enjten, duke kërkuar tërheqjen e presidentit francez nga ato që i quajnë reforma autoritare dhe piramidale në shkollat e mesme.
Mësuesit protestues në Paris do të marshojnë nga sheshi i Sorbonës drejt Ministrisë së Arsimit Kombëtar dhe një tubim i ngjashëm do të mbahet në Marsejë, Le Havre apo Reims.