Pakënaqësi në Europë nga pasojat financiare të luftës në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135126-pakënaqësi_në_europë_nga_pasojat_financiare_të_luftës_në_ukrainë
Ndërsa pasojat e luftës në Ukrainë po ndihen tek furnizimi me energji, vendet e punës dhe kursimet, po rritet edhe pakënaqësia e publikut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 19, 2022 15:27 Europe/Tirane
  • Pakënaqësi në Europë nga pasojat financiare të luftës në Ukrainë

Ndërsa pasojat e luftës në Ukrainë po ndihen tek furnizimi me energji, vendet e punës dhe kursimet, po rritet edhe pakënaqësia e publikut.

Evropianët kanë shprehur irritimin me çmimet në rritje dhe rënien e fuqisë blerëse. Në Francë dhe në Spanjë ka patur greva me kërkesa për rroga më të larta dhe kushte më të mira pune, ndërkohë që pakënaqësia në Belgjikë dhe Greqi për çmimet ka nxitur mijëra njerëz të dalin në demonstrata nëpër rrugë. Sot, Evropa po përjeton çmime të larta të nxitura nga konflikti, por të cilat filluan gjatë pandemisë COVID-19. Inflacioni në tetor u ngrit me të paktën 11% në të 19-të vendet që kanë monedhën Euro. Ekspertët parashikojnë se Bashkimi Evropian pritet që deri në fund të vitit të përfshihet nga të paktën një rënie e pjesshme ekonomike. Philipp Lausberg, analist me Qendrën e Politikave Evropiane, tha se do të varet nga shumë faktorë nëse vjeshta e pakënaqësisë evropiane do të shndërrohet në një dimër zemërate. Këta faktorë mund të jenë moti dhe furnizimi me energji që është pakësuar nga Rusia, si dhe për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës nga Bashkimi Evropian.