ANEA e shqetësuar për shpërthimet në Zaporizhzhia
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135190-anea_e_shqetësuar_për_shpërthimet_në_zaporizhzhia
Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së ka konfirmuar se shpërthime nga granatat janë regjistruar në  termocentralin bërthamor Zaporizhzhia mbrëmë dhe sot.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 20, 2022 19:18 Europe/Tirane
  • ANEA e shqetësuar për shpërthimet në Zaporizhzhia

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së ka konfirmuar se shpërthime nga granatat janë regjistruar në  termocentralin bërthamor Zaporizhzhia mbrëmë dhe sot.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike i ka përshkruar shpërthimet si jashtëzakonisht shqetësuese dhe bëri thirrje që sulmet të ndalen menjëherë. Kreu i ANEA Rafael Grossi, i cili ka paralajmëruar këdo që po bombardon zonën rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia se ata po luajnë me zjarrin. Deklarata nuk përmend se kush mund të qëndrojë pas bombardimeve, por Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar vazhdimisht njëra-tjetrën për shpërthimet e mëparshme. “Shpërthime ndodhën në vendin e këtij centrali të madh bërthamor, gjë që është krejtësisht e papranueshme. Kushdo që qëndron pas kësaj, duhet të ndalojë menjëherë. Siç e kam thënë shumë herë më parë, ju po luani me zjarrin”, tha Grossi. Ai ka bërë thirrje që të dy vendet të zbatojnë një zonë të sigurisë bërthamore dhe të sigurisë rreth uzinës për disa muaj tashmë.