Grossi mohoi ekzistencën e një programi bërthamor ushtarak në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135216-grossi_mohoi_ekzistencën_e_një_programi_bërthamor_ushtarak_në_iran
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha se ky organ monitorues nuk ka asnjë informacion për ekzistencën e programit bërthamor ushtarak të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 21, 2022 09:22 Europe/Tirane
  • Grossi mohoi ekzistencën e një programi bërthamor ushtarak në Iran

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha se ky organ monitorues nuk ka asnjë informacion për ekzistencën e programit bërthamor ushtarak të Iranit.

Sipas IRNA, "Rafael Grossi" në përgjigje të pyetjes së gazetarit të CBS 60 Minutes për mundësinë e arritjes së një bombe bërthamore nga Irani tha: Në nivelin aktual të prodhimit të uraniumit të pasuruar, Irani ka qenë në gjendje të sigurojë materiale të mjaftueshme për të ndërtuar më shumë se një pajisje (shpërthyese), nëse synon ta ndërtojë atë. Ai menjëherë shtoi: Por ne nuk kemi asnjë informacion që të tregojë se Irani aktualisht ka një program bërthamor ushtarak. Këto deklarata të Grossit u bënë ndërkohë që rezoluta e propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Trojka Evropiane, e cila u prezantua në vazhdimësi të politikës së presionit maksimal dhe përhapjes së akuzave kundër Republikës Islamike të Iranit lidhur me çështjet e pretenduara të mbrojtjes, u miratua të enjten nga Bordi i Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Në këtë rezolutë, e cila u kundërshtua nga Kina dhe Rusia, autorët duke përsëritur pretendime të rreme për gjoja zbulimin e materialit bërthamor në tre lokacione të padeklaruara në Iran, kanë kërkuar bashkëpunimin e Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit  veprimin e Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në nxjerrjen e një rezolute anti-iraniane e cilësoi si jokonstruktiv dhe tha: Edhe një herë pozicioni i agjencisë është abuzuar politikisht dhe ne do të marrim kundërmasa.