Lewandowski humb penallti, Polonia dhe Meksika pa gola
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135312-lewandowski_humb_penallti_polonia_dhe_meksika_pa_gola
Meksika dhe Polonia kanë zhvilluar ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Kupën e Botës Katar 2022, duke barazuar 0-0, ku polakët humbën një penallti me Robert Lewandwskin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 22, 2022 17:04 Europe/Tirane
  • Lewandowski humb penallti, Polonia dhe Meksika pa gola

Meksika dhe Polonia kanë zhvilluar ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Kupën e Botës Katar 2022, duke barazuar 0-0, ku polakët humbën një penallti me Robert Lewandwskin.

Rasti i parë në ndeshje erdhi në minutën e 26-të, kur Hector Herrera asistoi te Alexis Vega, i cili nga një pozitën e mirë gjuajti jashtë. Pas dy minutash Jesus Gallardo i Meksikës po ashtu kishte rast të mirë, por as ai nuk e qëlloi portën. Një Meksikë më e qartë në pjesën e parë, që kishte më shumë nga loja dhe raste për të shënuar gol. Me të filluar pjesa e dytë, Polonia fitoi penallti, me Roberto Lewandowskin që u rrëzua në zonë. Ishte pikërisht sulmuesi i madh që mori përgjegjësin për të gjuajtur, por goditja e tij u prit nga Guilleromo Ochoa. Të dy skuadrat provuan deri në fund që të fitonin, por nuk arritën të gjenin golin. Arabia Saudite është lider i grupit me tri pikë, ndërsa Polonia dhe Meksika kanë nga një pikë.  Argjentina është e fundit pa pikë, por duke e ditur që asnjëra nga rivalët e sotëm nuk mori tri pikë, atëherë gjasat për kalim tutje mbeten të mira.