Kroacia ndanë pikët me Marokun
Nënkampioni i Botës, Kroacia e ka filluar me barazim 0-0 Botërorin e Katarit, me Marokun që patën një lojë të mirë kundër kroatëve. Kjo ishte ndeshja e parë në Grupin F, ku pos Kroacisë e Marokut gjendet edhe Belgjika dhe Kanadaja.
Kroacia nuk ka arritur të bëjë shumë kundër Marokut në ndeshjen e parë hapëse të Botërorit Katari 2022.
Kroatët dhe marokenët ishin të barabartë në këtë ndeshje dhe rezultati ishte fer, si për njërën ashtu edhe për tjetrën skuadër.
Pjesa e parë filloi e qetë me rastin e parë në ndeshje që u shënua nga kroati Ivan Perisic që lansoi një goditje të fuqishme nga largësia në minutën e 17-të.
Kroacia rrezikoi Marokun edhe në fund të pjesës së dytë me anë të Nikola Vlasic por Boni devijoi topin dhe shpëtoi Marokun nga pësimi i golit.
Edhe Modric pati një mundësi për të shënuar në minutën e dytë të pjesës së parë por topi ishte mbi shtyllë të portës së Marokut.
Maroku rrezikoi shumë Kroacinë në minutën e 51-të me anë të Noussair Mazraoui që gditit me kokë por topi u mbrojt nga Dominik Livakovic, i cili bëri një pritje brilante.
Minutat e fundit të ndeshjes ishin më të mira për kroatët të cilët tentuan më shumë për gol, derisa Maroku tentonte të dilte përpara në kundërsulme.