Parlamenti Evropian ndërpret ndihmën financiare për Hungarinë
Në një masë të re, Parlamenti Evropian ndaloi aksesin e Hungarisë në ndihmën e saj financiare.
Sipas faqes së internetit të Intel Republic, Parlamenti Evropian miratoi të enjten një rezolutë, në bazë të së cilës kërkon që vendet anëtare të BE-së të ndalojnë ndihmën financiare për Hungarinë. Gjithashtu, në bazë të rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian, aksesi i Hungarisë në subvencionet e BE-së do të jetë i kufizuar. Parlamenti Evropian deklaroi se shkaku i miratimit të një rezolute të tillë kundër Hungarisë është se qeveria hungareze ka abuzuar me të drejtën e saj të votës për të ushtruar presion ndaj Bashkimit Evropian. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Hungaria ka qenë kundër sanksioneve dhe qasjes armiqësore të Evropës kundër Rusisë dhe ka penguar vazhdimisht miratimin e masave anti-ruse. Para kësaj pakete, Hungaria kishte bllokuar paketën e ndihmës prej 18 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian për Ukrainën. Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili ka sulmuar Brukselin prej muajsh për politikat e tij sanksionuese kundër Rusisë, thotë se mijëra sanksione të vendosura ndaj Moskës kanë dështuar dhe inflacioni dhe mungesa e energjisë mund të gjunjëzojë Evropën. Duket se kriza e Ukrainës ka një rol të rëndësishëm në intensifikimin e dallimeve mes anëtarëve të BE-së dhe vënien e tyre përballë njëri-tjetrit.