Amerika po përpiqet të fsheh aktivitetet e saj biologjike në Ukrainë
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë theksoi se janë dispozicion dokumente dhe dëshmi të cilat tregojnë se në afërsi të kufijve të Rusisë në Ukrainë, po bëhet përpjekje për prodhimin e armëve biologjike.
Agjencia e lajmeve Russia Today njoftoi se Sergei Riabkov ka kritikuar krijimin e pengesave nga ana e Uashingtonit dhe aleatëve të tij për paraqitjen e një projektrezolute nga ana e Rusisë në Këshillin e Sigurisë së OKB për zhvillimin e hetimeve rreth aktiviteteve biologjike në Ukrainë dhe ka thënë se kjo çështje tregon se Amerika po mundohet të fsheh disa realitete në Ukrainë.
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë shtoi: "Amerika po përpiqet të pengojë zhvillimin e hetimeve për aktivitete biologjike të saj në Ukrainë në mënyrë që të vazhdojë programet e saj pa kurrfarë pengese. Mirëpo ne qëndrojmë përball Amerikës dhe kemi vullnet të fortë në këtë drejtim".