Amerika po përpiqet të fsheh aktivitetet e saj biologjike në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135460-amerika_po_përpiqet_të_fsheh_aktivitetet_e_saj_biologjike_në_ukrainë
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë theksoi se janë dispozicion dokumente dhe dëshmi të cilat tregojnë se në afërsi të kufijve të Rusisë në Ukrainë, po bëhet përpjekje për prodhimin e armëve biologjike.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 25, 2022 14:44 Europe/Tirane
  • Amerika po përpiqet të fsheh aktivitetet e saj biologjike në Ukrainë

Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë theksoi se janë dispozicion dokumente dhe dëshmi të cilat tregojnë se në afërsi të kufijve të Rusisë në Ukrainë, po bëhet përpjekje për prodhimin e armëve biologjike.

Agjencia e lajmeve Russia Today njoftoi se Sergei Riabkov ka kritikuar krijimin e pengesave nga ana e Uashingtonit dhe aleatëve të tij për paraqitjen e një projektrezolute nga ana e Rusisë në Këshillin e Sigurisë së OKB për zhvillimin e hetimeve rreth aktiviteteve biologjike në Ukrainë dhe ka thënë se kjo çështje tregon se Amerika po mundohet të fsheh disa realitete në Ukrainë.

Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë shtoi: "Amerika po përpiqet të pengojë zhvillimin e hetimeve për aktivitete biologjike të saj në Ukrainë në mënyrë që të vazhdojë programet e saj pa kurrfarë pengese. Mirëpo ne qëndrojmë përball Amerikës dhe kemi vullnet të fortë në këtë drejtim".