Lufta në Ukrainë dhe interesat e mëdha të Shteteve të Bashkuara
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135556-lufta_në_ukrainë_dhe_interesat_e_mëdha_të_shteteve_të_bashkuara
Kanë kaluar nëntë muaj nga fillimi i operacionit special ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe tani evropianët thonë se Amerika po korr fitimin më të madh nga lufta në Ukrainë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 27, 2022 05:39 Europe/Tirane
  • Lufta në Ukrainë dhe interesat e mëdha të Shteteve të Bashkuara

Kanë kaluar nëntë muaj nga fillimi i operacionit special ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe tani evropianët thonë se Amerika po korr fitimin më të madh nga lufta në Ukrainë.

Sipas faqes së revistës Politico, një zyrtar i lartë evropian kësaj reviste i tha: Realiteti është se po të shikoni me kujdes, do të shihni se vendi që po përfiton më shumë nga kjo luftë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ata po shesin më shumë naftë me çmime më të larta dhe ata shesin më shumë armë dhe municione. Një tjetër zyrtar evropian gjithashtu tha: Joseph Borrell, kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, i ka kërkuar Uashingtonit që të kuptojë dhe të zgjidhë shqetësimet e Evropës në këtë drejtim.  Amerikanët, pra miqtë tanë, marrin vendime që me pasojat e tyre negative ekonomike na prekin rëndë. Megjithatë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë ia hodhi të gjithë fajin Rusisë dhe tha se Putini duke ndërprerë eksportin e gazit u ka shkaktuar telashe evropianëve. Megjithatë, pavarësisht rritjes së eksporteve amerikane të gazit natyror të lëngshëm dhe furnizimit në Evropë, vendet evropiane blejnë gaz natyror katër herë më shtrenjtë se çmimi që ofrohet brenda Shteteve të Bashkuara.  Kjo vlen edhe për armët ushtarake të vendeve evropiane. Vendet evropiane ndihmuan Ukrainën me armë dhe municion dhe tani për të mbushur arsenalet e tyre, ata duhet të blejnë nga Amerika municionet dhe armët ushtarake që u duhen, shumë herë më shtrenjtë sesa më parë. Kjo ka arritur në një pikë ku presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë: Fakti që Amerika ka rritur çmimin e eksporteve të saj të gazit në Evropë nuk është aspak miqësore. Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë gjithashtu kërkoi nga Uashingtoni që të jetë i sinqertë me evropianët dhe të ulë çmimin e gazit të tij eksportues. Nga ana tjetër, zyrtarët evropianë kanë paralajmëruar se kjo sjellje hipokrite e Shtëpisë së Bardhë ka helmuar gjithnjë e më shumë atmosferën që rregullon marrëdhëniet mes dy anëve të Atlantikut.