Putin kërkon shtimin e prodhimit të armëve në Rusi
Presidenti i Federatës së Rusisë ka kërkuar shtimin e prodhimit të armëve ushtarake në këtë vend.
Qeveria e Rusisë gjatë muajve të kaluar duke paralajmëruar për zgjerimin e Aleancës Veri-Atlantike (NATO) në lindje të Evropës, ka propozuar një marrëveshje për Amerikën dhe NATO-n me garanci të sigurisë për Rusinë, por këto propozime janë refuzuar.
Njëkohësisht me kërkesat e përsëritshme të Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe marrjes së ndihmave qindra milionë dollarë të këtij vendi nga Perëndimi, Rusia filloi operacionin ushtarak special më 24 shkurt me urdhrin e Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, dhe këto operacione akoma po vazhdojnë.
Kanali televiziv NHK njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, gjatë një ceremonie të cilën e kishte organizuar një kompani shtetërore e prodhimit të armëve të Rusisë në Moskë, deklaroi: "Plotësimi i nevojave të forcave të armatosura të Rusisë është një prioritet i parë".
Putin në vazhdim ka theksuar shtimin e prodhimit të armëve në këtë vend.
Kjo është në kohën kur autoritetet mbrojtëse të Britanisë kanë deklaruar se Rusia po përballet me mungesë të madhe të municioneve dhe armëve në lidhje me raketat balistike me rreze të larta veprimi".