Numër rekord i të burgosurve francezë në muajin nëntor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135612-numër_rekord_i_të_burgosurve_francezë_në_muajin_nëntor
Ministria franceze e Drejtësisë bëri të ditur se në muajin nëntor numri i të arrestuarve në këtë vend ka arritur nivelin më të lartë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 28, 2022 10:07 Europe/Tirane
  • Numër rekord i të burgosurve francezë në muajin nëntor

Ministria franceze e Drejtësisë bëri të ditur se në muajin nëntor numri i të arrestuarve në këtë vend ka arritur nivelin më të lartë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, sipas të dhënave statistikore të Ministrisë së Drejtësisë së Francës, numri i të arrestuarve në muajin nëntor në këtë vend ka arritur nivelin më të lartë dmth 72,809 persona. Numri i mëparshëm rekord i të burgosurve dmth 72.575 u regjistrua në muajin Mars 2020, në prag të karantinës për të luftuar pandeminë Covid-19, e cila çoi në një rënie të mprehtë të numrit të të burgosurve. Në një vit, numrit të të burgosurve iu shtuan edhe 2997 persona. Ky numër më 1 tetor 2021arriti në 69,812 persona. Domethënë ka pasur një rritjeje prej 4.3%. Sipas statistikave zyrtare të kësaj ministrie, aktualisht janë 15,469 të burgosur më shumë se vendet e disponueshme në burgje dhe për shkak të këtij mbipopullimi, 2,225 persona duhet të flenë në dysheme. 3.5% e të burgosurve janë femra dhe 80% e të burgosurve janë nën moshën madhore. Më shumë se një e katërta e të arrestuarve (26.9%) janë vetëm të akuzuar, pra persona në pritje të gjykimit. Dendësia e burgjeve në qendrat franceze  të paraburgimit ku ndodhen këta të pandehur dhe të dënuar me burgim afatshkurtër, ka arritur në 142.8%.